187 World
Welcome to Official 187 Forum



 
HomeGalleryRegisterLog in

Share | 
 

 Noizy - INTERVIST NEW

Go down 
AuthorMessage
Anton-Bossy



Anzahl der Beiträge : 31
Anmeldedatum : 2010-07-03

PostSubject: Noizy - INTERVIST NEW   Fri Jan 07, 2011 3:48 am

Noizy, rreperi, i cili ka bërë për vete shumë fansa dhe që ka arritur të realizojë shumë këngë në një kohë shumë të shkurtër ndjehet disi i zhgënjyer nga vlerësimet që merren nga festivalet shqiptare në përgjithësi. Dhe, duke marrë shtysë nga çmimet që u ndanë në “Kënga Magjike” duket sikur kërkon të shfryjë gjithë dufin dhe me bindje të plotë shpreh se, në Shqipëri gjërat nuk vlerësohen në mënyrën e duhur. Duke e konsideruar veten si një ndër këngëtarët më të mirë të rrymës hip-hop gjithashtu ndjehet i revoltuar edhe ndaj faktit se kënga e tij “My Lady” nuk u nominua në kategorinë, “Best hip-hop”. Por kjo nuk është ankesa e vetme e Noizyt, ai rrëfen edhe shumë gjëra të tjera në lidhje me mënyrën e votimit.


Noizy ju fituat çmimin e internetit. Duke qenë ky i fundit një mjet masiv komunikimi, mendoni se është një çmim mjaft i mirë?
Çmimi i internetit është i mirë, pasi tregon se sa më do publiku mua, por problemi im qëndron në faktin se nuk është i vetmi çmim që meritoja unë. Ky çmim është tepër i mirë dhe pozitiv dhe çdo çmim mund të thuhet se ka vlerën e vet pa dyshim.

Pse pretendonit dhe ndonjë çmim tjetër?
Në fakt nuk është “a pretendoja, por “a kam merituar çmim tjetër”? Si një ndër këngëtarët më të mirë të hip-hop-it në Shqipëri mendoj se e meritoja atë çmim me bindje. Kjo është komplet hilja që dikush ka futur mik për t’i prish çmimet. Në momentin kur kënga ime është më e klikuara në internet do të thotë që çmimin e internetit e kam unë, pra kjo do të thotë që është më e kërkuara, gjë që e bën të jetë kënga më hit. Një tjetër çmim ky.

Megjithatë edhe kënga e Stresit ishte e bukur dhe duket se e meritonte çmimin “Best hip-hop”...
Hip-hop e kisha edhe unë, por kush e kishte më të mirë është pyetja? Unë, apo ai që e fitoi dhe që s’ka lidhje me artin. Ai është...nuk po e them dhe që mori famë duke bërë për mua këngë më të shame. Ja dhe tre çmime, pa e llogaritur çmimin e publikut se nuk dua të tregoj sikur jam veç unë, unë, unë, por gjërat lidhen me njëra-tjetrën dhe jo për fajin tim. A i kuptoni si janë gjërat?!

Për lexuesin mund t’i thuash të troç këto “gjëra”?

Ato nuk më futën mua në nominim për “Best hip-hop”, sepse po ta bënin këtë gjë dhe t’ia jepnin prapë çmimin atij do kishe bërë i gjithë publiku “booooo” edhe kanë thënë që s’po e fusim fare këtu. T’i japim veç çmimin e “internetit”, duke harruar që publiku në skenë më duartrokiti aq shumë dhe që e pëlqen këngën time. Pra gjërat duken qartë në skenë, sepse gjithë thoshin; “çfarë po bëhet këtu”, “si ka mundësi Noizy nuk është për “Best hip-hop”, etj.?

Dhe pse mendon se e meritoje këtë çmim më shumë sesa Stresi?
Unë, duke marrë nga 5000 euro i vetmi rrepist shqiptar që merr kaq nëpër koncerte, normal që do të thotë që më kërkojnë më shumë. Sepse unë punoj jashtë mase, kam bërë 70 këngë brenda vitit, por prandaj nuk ecim ne para, se gjërat kuptohen së prapthi.

Këtë vit ishin këngëtarët ata që votonin për njëri-tjetrin. Po ju sa dakord ishit me mënyrën e votimit në përgjithësi?
Katastrofë, në një moment këngëtarët u kthyen në “dele servile”, (qesh). T’i shihje si shkonin duke lyp pikë, tamam si ata që lypin chipsa në facebook.

Mendoni se çmimi i parë shkoi aty ku duhej?
S’e di! Nuk jam fans i asaj muzike, por normal ka pas vlerat e veta, sa për çmim të parë s’e di.

Ndërkohë i dhatë 20 pikë Rozana Radit. U nisët nga miqësia që keni me të, apo sepse kënga e saj me të vërtetë e meritonte?
U nisa nga gjoksi i ri që ka bërë (qesh). Kënga më ka pëlqyer shumë, interpretimi i Rozanës edhe normalisht Dani ka bërë një punë fantastike në atë këngë gjithashtu.

Kemi dëgjuar që pas “Këngës Magjike” do largoheni nga Shqipëria. Është e vërtetë?
Po është shumë e vërtetë, sepse kam disa premtime për të mbajtur.

Dhe ku do të shkoni?
Diku larg ku vlerësohesh, aty ku të jepet ajo që meriton. Do ju largohem pak fansave të vërtetë dhe do më vijë shumë keq për ta, sepse më kanë mbështetur shumë gjatë karrierës, por duke parë çfarë bëhet këtu në Shqipëri kam bërë luftë që të mos ketë gojë njeri të thotë që në Shqipëri nuk ka “rrep”, ose “hip-hop” dhe në “Kënga Magjike” unë as nuk nominohem për “Best hip-hop”. E pse? Sepse normal po të isha edhe unë i nominuar dhe ta merrte X person çmimin “Best hip-hop” do kishit parë një reagim shumë të keq nga publiku, ose kudo në Shqipëri, ose Kosovë. Sepse do kuptohej se këtu ka diçka që nuk shkon. Nejse këto janë gjëra shumë të vogla për t’u bërë pengesa. Tani është tepër vonë. MTV më prit “i am comming” (MTV unë po vij).


Me bindje mund të themi se publikun në sallë e keni elektrizuar, si natën e parë, ashtu edhe natën finale. Si ndjehej Noizy përballë aq shumë duartrokitjeve në Pallatin e Koncerteve?
Plot dashuri dhashë dhe dashuri prita. Nuk mund ta përshkruaj kur një sallë aq e madhe duartroket një këngë që unë e kam krijuar dhe të bën të ndjesh që ata të thonë: “Bravo je në vijë të drejtë, por shiko për më shumë se e mira s’ka fund”.

Keni plan për të realizuar ndonjë këngë, ose klip të ri?
Në këtë adresë, “www.youtube.com/thisisnoizy” u premtova fansave që do nxjerr 30 kengë për 30 ditët e shtatorit dhe premtimin e mbajta, pavarësisht që unë vetëm rreth 22 këngë kam nxjerr “free” për shkak se duam t’i nxjerrim “double cd” në shitje me këto 30 këngë. Por 8 këngët e tjera do jenë surprizë për fansat, ndërsa 22 këngë të tjera i kam nxjerrë të lira për fansat për t’i kërkuar falje që s’kam pas mundësi të bëj këngë gjatë verës, për shkak të koncerteve të shumta. Sa për klip në Shqipëri ndoshta jo.

Gjatë periudhës së festave të fundvitit domethënë nuk do jeni në Shqipëri?
Muajin që vjen iki në USA dhe vij nga fundi i muajit tjetër. Për Vitin e Ri do jem në një koncert madhështor në Kërçovë të Maqedonisë me vëllezërit dhe motrat e Maqedonisë, sepse më janë ankuar që vetëm Kosovën dhe Shqipërinë përmend në këngë. Tani po ju tregoj se edhe ata i dua shumë.

Na flisni pak për koncertet jashtë Shqipërisë. Publiku zakonisht përbëhet vetëm nga shqiptarë, apo ka dhe të huaj që vijnë të dëgjojnë muzikën tuaj?
Shqiptarë, kosovarë, maqedonas, por në çdo shtet që kam shkuar ka pas grupe djemsh edhe vajzash të atij shteti që kanë ardhur në koncerte edhe kanë pas më shumë emocione se fansat shqiptarë. Dhe në fakt, vetë ne jemi habitur shumë, sepse kanë qenë vetë ata që më kanë shtyrë të provoj shansin për të shkuar më larg. Kështu kam pas disa takime shumë të rëndësishme me producentë të mëdhenj të muzikës hip-hop dhe të presim surprizën e radhës nga unë.

Një sukses i arritur në një kohë të shkurtër. Si ndjehet Noizy para një publiku që ka treguar se e do dhe e vlerëson?
Nuk ka qenë edhe tepër e shkurtër. Por për pjesën e madhe që më njohin nga “Mr. Yesterday” e më pas, është pak e shkurtër. Megjithatë, siç e thashë, fjalët janë të pakta për të shpjeguar. Duket sikur janë 1 milion xixëllonja para syve.

Kur nise karrierën muzikore e mendove se do arrije të bëje për vete kaq shumë fansa?
Ka qenë ëndrra ime, para se të më zinte gjumi mendoja për këtë jetë që po jetoj sot. Tani e dini ç’mendoj para se të më zë gjumi? (qesh)

Ndonjë “Lady” në jetën e Noizy-it mendon?
Jo, jo “lady” nuk ka ende.

Po ju çfarë mesazhi do jepni për gjithë fansat tuaj?
Heronjtë kujtohen, por legjendat nuk vdesin.
Back to top Go down
PrizerenG



Anzahl der Beiträge : 35
Anmeldedatum : 2010-06-28

PostSubject: Re: Noizy - INTERVIST NEW   Sun Jan 09, 2011 1:08 am

ma hangt k*rin noizy gjys mashkull asht
Back to top Go down
 
Noizy - INTERVIST NEW
Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
187 World :: Muzikat :: Intervista-
Jump to: